Tedi Blushi: Rezistenca e qytetarëve nuk do të ndalet deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas protestës së sotme të opozitës duke thënë se tubimet dhe rezistenca e qytetarëve nuk do të ndalen deri në largimin e Edi Ramës.

Blushi shkruan në Facebook se çdo ditë do vijojë beteja në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, të Kushtetutës, pluralizmit dhe demokracisë.

Postimi i plotë:

Protestat dhe rezistenca e qytetarëve nuk do të ndalen deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës! Çdo ditë edhe më të vendosur në betejën tonë në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, të Kushtetutës, pluralizmit dhe demokracisë! Së bashku deri në triumfin e plotë të Ndryshimit të Madh që shqiptarët duan dhe meritojnë!

SHKARKO APP