Tedi Blushi: Të vazhdojë procesi i administrimit të zgjedhjeve deri në fund
Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, shprehet se procesi zgjedhor dhe ankesat për 25 prillin duhet të ndiqen deri në fund, sipas ligjit.
Në një reagim në Facebook, Blushi shprehet se administrimi i procesit zgjedhor është çështje e interesit kombëtar sot dhe jo problemet e brendshme të partive.
“Është e domosdoshme të vazhdojë procesi i administrimit të zgjedhjeve deri në fund, në respekt të Kodit Zgjedhor.
Transparenca dhe respekti për votën e çdo qytetari, që mori pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, është vendimtar për besimin te zgjedhjet dhe Demokracia.
Kjo është çështje e interesit kombëtar sot dhe jo problemet e brendshme të partive”,- shkruan Blushi në një reagim në Facebook.