“Tek Infektivi mungonte sapuni”/Vasili: Rama po revolton shqiptarët. Lëri përrallat dhe turpërohu
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili këtë herë ka bërë publik mesazhin e një sportisti. Përmes një postimi në facebook, Vasili thotë se Florian Riza e fitoi luftën me Covid-19 por që trajtimi në Spitalin Infektiv ku Riza thotë se mungonte edhe sapuni, për Vasilin kryeministri Edi Rama duhet të vërë propogandën dhe ti japë zgjidhje shqiptarëve.
“Strategjia idiote e kryeministrit se duke zaptuar mediat, do të asfiksojë të vërtetën dhe revoltën e qytetarëve, që e kuptojnë më së miri që nuk kanë kryeministër, është e deshtuar. Florin nuk e shpëtoi strategjia e kryeministrit as kushtet në spital dhe as 127 e famshme e tij. Florin e shpëtoi organizmi i fortë e vullneti i tij dhe talenti profesional i Dr.Harxhit dhe stafit mjekësor në Spitalin Infektiv, pa këto një zot e di sesi do të kishin shkuar gjërat”.
Postimi i plotë
Kryeminister leri perrallat por lexoji keto rreshta dhe turperohu! Nje mik i mire dhe sportist shume i respektuar, Florian Riza rezultoi pozitiv me COVID-19. Jam i lumtur nga zemra, qe nje futbollist i Tiranes si ai, per te cilin kam brohoritur ne shkallet e stadiumit u sherua. Respekt shume i merituar per kolegun Dr.Arjan Harxhi qe trajtoi me shume sukses Florin.
Por lexojeni se cfare thote Flori ai per kushtet e spitalit. “Qëndrimi në spital ishte një tmerr i vërtetë, aty mungonin kushtet e higjenës, mungonte sapuni, veshjet e pacientëve, të ushqimit, vuajtja më e madhe ishte në spital për shkak të këtyre kushteve sesa nga sëmundja që unë e kisha kaluar pjesën më të madhe në shtëpi. Njerëzit aty kishin problematika nga më të ndryshme por të kesh njerëz të uritur në spital dhe pse në një gjendje të sëmurë me Covid. Nuk e mban vendi që në 2020 mos të kesh një pavion, nuk e di se si çertifikohen këto pavione që për mua i përket akomodimit i perket vitit 1920. Por, duke qenë se ishte i vetmi spital Covid-je i detyruar të durosh kushtet”.
Ndaj Kryeministri lexoji keto rreshta dhe skuqu ne mundesh. Leri perrallat, mbylle gojen genjeshtare, ndale gjuhen e ligë e injorante dhe ule koken e jepu zgjidhje problemeve, se ne spital nuk ka as sapun e veshje per te semuret dhe ti na flet dengla me suksese. Askush nuk ka nevoje per shfrimet histerike te nje kryeministri te paafte, qe kerkon te mbuloje deshtimin duke bere zhurmuesin neper media.
Strategjia idiote e kryeministrit se duke zaptuar mediat, do te asfiksoje te verteten dhe revolten e qytetareve, qe e kuptojne me se miri qe nuk kane kryeminister, eshte e deshtuar. Florin nuk e shpetoi strategjia e kryeministrit as kushtet ne spital dhe as 127 e famshme e tij. Florin e shpetoi organizmi i forte e vullneti i tij dhe talenti profesional i Dr.Harxhit dhe stafit mjeksor ne Sp.Infektiv, pa keto nje zot e di se si do te kishin shkuar gjerat.