Teknologjia në zgjedhje, PD-KQZ: Duam numërim elektronik në Fier e Korçë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka dorëzuar kërkesën në Komisionin qëndror të Zgjedhjeve, një projekt pilot për numërimin elektronik në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Partia Demokratike kërkon që të teknologjia e re të implementohet në Fier e Korçë. KQZ është në pritje të një përgjigjeje edhe nga subjektet e tjera politike, mes të cilave PS.

”Z. Komisioner, në përgjigje të shkresës suaj nr. 2646 prot., datë 28.12.2020, mbi zbatimin e teknologjisë në zgjedhjet e datës 25 prill 2021 për Kuvendin e Shqipërisë, ju bëjmë me dije se opinioni i Partisë Demokratike është që projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik të realizohet në qarqet Fier dhe Korçë”, thuhet në dokument.

KQZ konfirmon se procedurat për realizimin e projektit pilot do të jenë të ndara nga ato të të identifikimit biometrik, për të cilën deri më tani është përgjigjur vetëm një kompani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?