Teknologjia në zgjedhje, PS nuk tërhiqet nga Tirana, Balla: Alibi e PD për të vonuar procesin

Tirana mund të kthehet në një “mollë sherrri” mes PS dhe PD për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Demokratët dhe socialistët nuk kanë arritur ende të gjejnë dakordësinë për pilotimin e votimit dhe numërimit elektronik për 20% të zgjedhësve në rang vendi.

Selia rozë kërkon Korçën dhe Tiranën, ndërsa kundërshtarët politik Korçën dhe Fierin.

Mazhoranca ngulmon për kryeqytetin, ndërsa opozita e sheh si të pamundur për shkak të numrit të lartë të votuesve.

Balla: Në Tiranë ka një përqindje shumë të larrtë të popullësisë që e kupton shumë shpejt këtë proces. Në asnjë vend tjetër në botë nuk do të përjashtohej kryeqyteti nga pilotimi i një procesi. Këto janë thjesht dhe alibi të PD-së, siç gjithmonë ka bërë, për të vonuar proceset zgjedhore.

Vota e emigrantëve është çështja tjetër e nxehtë që ka KQZ , por edhe në këtë pikë politika nuk ka konsensusin dhe faji gjendet tek mungesa e një regjistri i shqiptarëve që jetojnë jashtë.

Balla: Nga ky moment nuk janë më partitë që vendosin për këtë çështje, është KQZ. Dëshira jonë e madhe është gjithmonë që kjo të ndodhë.

Socialistët janë të bindur që në garën për mandatin e tretë do të arrijnë të fitojnë më shumë mandate se në 2017.

Balla: Ne do të respektojmë të gjitha afatet që duhen për të prezantuar në kohë 12 ekipet tona në të gjitha qarqet ku ne konkurrojmë për të konfirmuar 74+ deputetë të PS-së në Kuvendin e ardhshëm.

Në ekipin e Edi Ramës për 25 prill do të ketë edhe 20 të rinj, të cilët pasi të kalojnë “provimin” e ekspertëve vendas dhe të huaj, do të jenë gati për t’u përfshirë në fushatën elektorale të PS.

SHKARKO APP