Temperatura deri në 40 gradë, AKMC apel qytetarëve: Kujdes me zjarret

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton qytetarët dhe institucionet për rrezikun e temperaturave të larta në ditët në vijim. Në një njoftim për shtyp AKMC theksoi se bazuar në situatën e krijuar nga zjarret në pyje, nisur nga parashikimi në buletinin e Emergency Response Coordination Centre (ERCC) në Bruksel, si dhe institucionet shqiptare si IGJEO, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, etj.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i bën apel qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar për të parandaluar incidente që mund të dëmtojnë jetën dhe pronën. Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat do të arrijnë deri në 40°C, çka krijon kushte të favorshme për zjarret në pyje dhe zona rurale.

“Nëse vini re tym apo zjarr, raportojeni menjëherë te shërbimi i zjarrfikësve në numrin 128 ose 112”, tha AKMC. Zbatimi i këtyre masave është i domosdoshëm për të mbrojtur jetën, pronën dhe ambientin. “Bashkëpunimi i çdo qytetari është i rëndësishëm për të siguruar një sezon veror të sigurt dhe të qetë”, tha AKMC.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?