Temperaturat e larta, Erion Veliaj thirrje qytetarëve: Shmangni daljet e panevojshme në orët e pikut!
Politikë E Mërkurë, 14 Gusht 2024 11:45
“Në këto ditë të nxehta kemi hapur disa pika freskimi në qytet, si Çadra e Kujdesit në sheshin “Skënderbej”, për t’ju ardhur në ndihmë.
Ju lutem, shmangni daljet e panevojshme, sidomos gjatë orëve të pikut. Për ata që duhet të dalin, këto pika janë aty për t’u freskuar, për të matur tensionin, e për t’u çlodhur. Kujdesuni për veten, qëndroni të hidratuar, dhe mos harroni edhe katërputroshët tuaj”, thotë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
KOHA JONË SONDAZH

