“Tenderi 1.5 milion eurosh për ushqimet”, ish-deputeti i PD del me paralajmërimin e rëndë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka bërë me dije se do të ketë një kallëzim penal ndaj të gjithë institucioneve të përfshira në tenderin 1.5 milion eurosh për kompaninë e ushqimeve.

Alibeaj denoncuar tenderin 1.5 milionë euro për kompaninë ‘eurovia shpk’ që shpërndan ushqimet për familjet në nevojë, duke thënë se Rama dhe Xhaçka favorizojnë miqtë e tyre. Sipas ish-deputetit, ky tender është në shkelje të ligjit dhe kompania fituese nuk ka asnjë lloj eksperience në sektorin e mallrave.

Sipas tij, tenderi dhe fituesi janë vendosur brenda 24 orëve. Në një prononcim për News 24, Alibeaj u shpreh:

“Qeveria duhet të tregojë kujdesin maksimal në këtë krizë, sepse në fund të fundit janë paratë e shqiptarëve. Jemi duke bërë një armëpushim nga problemet e vendit dhe po japim këshilla dhe ide. Barra më e madhe i bie qeverisë nën këtë situatë, ne japim mbështetje morale. Nuk mund të heshtim kur vidhet buka e shqiptarëve. Do ndjekim të gjitha rrugët instirucionale dhe depozitimin e kallëzimit për tenderin 1.5 milion euro për kompaninë e ushqimeve, sepse kjo kompani nuk ka eksperiencë. Tenderi ka përfunduar dhe fituesi është shpallur brenda 24 orëve. Do kallëzojmë të gjitha institucionet e përfshira.

Mënyra më e mirë sot për mos u infektuar është të qëndrojmë brenda, kufizimi i lëvizjes është një nga mjetet më të mira. Shëndetësia jo vetëm në Shqipëri por në shumë vende lë për të dëshiruar. E pajustifikueshme sesi mund të kufizosh totalisht lëvizjen e të moshuarve apo pensionistëve dhe njerëzve që jetojnë vetëm pa mbështetje. Duhet të ishte menduar. Situata e jashtëzakonshme dëshiron edhe masa të jashtëzakonshme”, tha mes të tjerash Alibeaj.

SHKARKO APP