Tenderi i ushqimeve, PD: Heshtja e Ramës dhe Xhaçkës nuk mbulon të vërtetën, 5 faktet pse SPAK duhet të hetojë menjëherë këtë vjedhje
Partia Demokratike pa paditjes së ministres Olta Xhaçka për dhënien e tenderit të ushqimeve tek një kompani maqedonase i bën thirrje SPAK-ut të hetëojë menjëherë këtë vjedhje.
Sipas PD, Rama dhe Xhaçka po heshtin për faktin se ja kanë dhënë tenderin një kompanie që 6 ditë më parë ndryshuar aktivitetin e saj nga kompjuterat tek ushqimet por selia blu shprehet se kjo nuk mbulon të vërtetën.
Për më tepër PD parashtron edhe 5 faktet pse kjo është një vjedhje flagrante e qeverisë në ditën më të keqe për shqiptarët.
STATUSI I PD
Edi Rama dhe Olta Xhaçka heshtin për vjedhjen me tenderin e ushqimeve. Heshtja nuk mbulon dot të vertetën e hidhur: Qeveria e Edi Ramës vjedh edhe në ditën më të keqe për shqiptarët. Faktet janë kokëforta:
- Kompania shtoi tregtimin e ushqimeve si aktivitet të saj 6 ditë para hapjes se tenderit.
- Ministria e Mbrojtjes përzgjodhi si fituese kompaninë pa asnjë aktivitet tregtar.
- Kompania e përzgjedhur nga Olta Xhaçka është kompani kompjuterash.
- Tenderi u zhvillua pa garë, pa transparencë, me vetëm një ofertë.
- Tenderi u zhvillua me 3 javë vonesë, pas shpërthimit të krizës, në mënyrë që kompania e paracaktuar nga Edi Rama dhe Olta Xhacka të rregullonte letrat.
Prokuroria të mos bëhet vegël e qeverisë. Ky rast i vjedhjes flagrante duhet të hetohet menjëherë nga SPAK.