Tenori Armaldo Kllogjeri, koncert në Presidencë. Meta: Një mbrëmje e jashtëzakonshme artistike

Mbrëmjen e sotme artistë të njohur të muzikës klasike, tenori Armaldo Kllogjeri, sopranoja Mariana Leka, baritoni Solen Alla dhe instrumentistët Ardita Bufaj dhe Aida Kasmi kanë interpretuar në Presidencë vepra të njohur atë artistëve botërorë. Aktiviteti u zhvillua pjesë e nismës “Artistët shqiptarë në Presidencë”.

Në një mesazh në Facebook, kreu i shtetit Ilir Meta shprehet se artistët shqiptarë do jenë gjithmonë të mirëpritur në Institucionin e Presidentit, simbol në mbrojtjen dhe promovimin e artit, kulturës dhe trashëgimisë sonë kombëtare.

“Në kuadër të aktiviteteve “Artistët shqiptarë në Presidencë”, pata kënaqësinë e veçantë të ndiqja sot koncertin e tenorit tonë të shquar Armaldo Kllogjeri, me pjesëmarrjen e artistëve të mirënjohur, soprano Mariana Leka, bariton Solen Alla, në piano Ardita Bufaj dhe harp Aida Kasmi.

Një mbrëmje e jashtëzakonshme artistike, ku së bashku me personalitete të shquara të kulturës shqiptare, intelektualë e diplomatë shijuam interpretimin mjeshtëror të disa prej kryeveprave operistike botërore të kompozuara nga Mozart, Beethoven, Verdi e Puccini, si dhe këngë të bukura shqiptare, pjesë e trashëgimisë sonë të vyer kulturore.

Artistët shqiptarë do jenë gjithmonë të mirëpritur në Institucionin e Presidentit, simbol në mbrojtjen dhe promovimin e artit, kulturës dhe trashëgimisë sonë kombëtare”,- shprehet kreu i shtetit Ilir Meta në mesazhin e tij.

SHKARKO APP