Tension në Kuvend, deputetët bllokojnë foltoren. Ndërpritet seanca
Në Kuvend ka tension dhe seanca është ndërprerë për 5 minuta. Deputetët e opozitës parlamentare, Myslym Murrizi, Halit Valteri, dhe të tjerë kanë bllokuar foltoren. Ata u mblodhën rreth foltores, pasi Murrizi kërkoi fjalën dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi nuk ia dha.
Debati në Kuvend
Gramoz Ruçi: Ka mundësi të ulesh poshtë, se do të zbatoj rregulloren. Ka mundësi të më dëgjosh.
Myslym Murrizi: Nuk të dëgjoj fare.
Shërbimi i Kuvendit shkon në foltore
Gramoz Ruçi: Ikni andej ju të shërbimit, nuk ka nevojë, ju të shërbimit. Atëherë keni fjalën, e para Kujtim Gjuzit nuk i dhashë fjalën për replikë, se kishte radhën. E dyta keni në dispozicion edhe 15 minuta për cështjen që do të hap tani. Vazhdojmë me projektligjin për parandalimin e krimit. Zoti Murrizi ulu se të jap fjalën menjëherë, ulu poshtë se do të marrë masa, po të jap vërejtje. Po pres dy minuta do të përjashtohesh nga salla. Po ulu more ulu.