Tension në Malësinë e Madhe, grusht kreut te PD-se
Tensionohet situata në Malësinë e Madhe, ku në KZAZ nr 1 vijon ende numërimi i votave. (Ne foto: FNSH ne vendngjarje siguron rendin pas tensionit ne KZAZ, evakuon zonen)
Nga informacioni i siguruar nga gazetari i Ora News Bepin Kolvataj mësohet se rreth orës 23 të mbrëmjes së 23 qershorit është raportuar për një situatë të tensionuar në ambientet e jashtme të KZAZ-së duke detyruar dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të shkojnë për të qetësuar situatën.
Nga të dhëna të para mësohet se është goditur me grusht kryetari i PD-së në Malësinë e Madhe, Pjerin Spathari.
Mësohet se ka pasur debat mes mbështetësve të partive, flitet dhe për nxjerrjen e armës.