Halit Valterit tenton t’i gjuajë Damian Gjiknurit, ndërhyn garda (Video)

Tensione jashtë parlamentit! Situata s’ka qenë aspak e qetë edhe brenda sallës së Kuvendit mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare, ku pritet që të miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Tensioni ka vijuar edhe jashtë ambienteve të parlamentit mes deputetit Halit Valteri dhe Damian Gjiknurit.

Deputeti Halit Valteri ka pasur një përplasje me deputetin e PS, Damian Gjiknuri, ndërkohë që Valteri ka tentuar t’i gjuajë.

Damian Gjiknuri ka lënë sallën teksa duket se Halit Valteri i opozitës parlamentare i ka shkuarn nga pas. Nuk dihet se pse kanë debatuar saktësisht dy deputetët, por u desh ndërhyrja e truprojave për t’i ndarë edhe pse nuk pati konflikt fizik të ashpër.

Pas debatit  jashtë parlamentit me Damian Gjiknuri, Halit Valteri në një dalje për mediat tregoi prapaskenat e momentit që po bën xhiron e rrjeteve sociale dhe portaleve. Sipas deputetit, ai kishte marrë një telefonatë kërcënuese nga Gjiknuri pak para debatit. “Më telefonoi duke më kërcënuar. Mos u merrni me mua. Gjiknuri është në pazar të plotë me bandat, krimin dhe opozitën jashtë parlamentare. I them Ramës të heqë këtë qen bir qeni. Edhe në hënë të shkojë me Halit Valterin nuk merret dot”, tha ndër të tjera Valteri.

Ndërsa Damian Gjiknuri ka mohuar se përplasja të ketë ardhur për çështje personale apo të ketë kërcënuar deputetin Valteri. Ai tha se Valteri është i mërzitur nga ndryshimet në kodin zgjedhor dhe nuk di të kontrollojë emocionet e tij. “Janë gjëra krejt ordinere, unë gjerat i shpreh publikisht janë gjëra politike, asgjë personale, pse duhet ta kërcënojë unë Valterin? Deputete dhe komunikojnë unë nuk jam këtu të merrem me të. Çdo parti ka qëndrime e tij politike, më vjen keq që debati i rëndësishëm për ligjin të kalojë nën gjëra personale. Unë akuza personale i kam dëgjuar nga të gjithë. Unë nuk merrem me historinë çfarë më tha e çfarë i thash. Disa njerëz janë mërzitur me ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe nuk dinë të kontrollojnë emocionet e tyre. Ti denoncoj nëse i ka emrat e atyre që janë blerë”, tha Damian Gjiknuri.

SHKARKO APP