Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren. Meta: Bjerini defit
Ka nisur me tensione seanca e sotme plenare. Ndërsa kreu i Kuvendit Ilir Meta, po vijonte me miratimin e proçesverbalit për rendin e ditës, deputetët e opozitës u ngritën në këmbë dhe bllokuan foltoren e Kuvendit.
Megjithatë Meta nuk ndërpreu seancën. “Po zoti. Shalsi është këtu, ju vazhdoni dhe bjerini defit”. Kreu i Kuvendit ka vijuar me rendin e ditës. Kreu njoftoi mbylljen e seances, pas miratimit te disa ligjeve, vetem me votat e mazhorances. Ai u uroi demokrateve "proteste te mbare".