Tensione në Theth/ Banorët futen në banesë, nuk lejojnë prishjen e godinës

Situata është përshkallëzuar mbrëmjen e sotme në Theth, ku aksioni i IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje ka hasur në kundërshtimin e fortë të banorëve lokalë. Fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit kanë mbërritur pranë objektit të fundit të parashikuar për t’u shembur, por banorët kanë refuzuar të lejojnë ndërhyrjen.

Familjarët e pronarëve të ndërtesës kanë kërkuar një vendim gjykate që të vërtetojë ligjshmërinë e shembjes, duke e cilësuar aksionin si të paligjshëm. Në shenjë proteste, ata janë ulur në rrugë dhe kanë bllokuar kalimin e mjeteve të IKMT-së, duke penguar përparimin e aksionit.

Policia ka ndërhyrë për të krijuar një kordon sigurie dhe për të larguar banorët nga zona, por situata është tensionuar më tej kur familjarët janë futur brenda objektit, duke e bërë të pamundur nisjen e shembjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?