Tensione përpara Kryeministrisë, policia largon me forcë protestuesit

Është tensionuar situata në protestën e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve përpara Kryeministrisë. Policia ka larguar me forcë protestuesit nga sheshi duke i kaluar në trotuarin përballë.

Sipas policisë, leja e protestuesve ka mbaruar. Ndërkohë që protestuesit pretendojnë se ata kanë bërë një njoftim tek policia për vijimin e protestës.

Juristi i njohur Redon Meksi tha se kjo është shkelje e ligjit nga policia dhe se u treguan edhe besëprerë, pasi na thirrën në polici gjoja për “sqarime” dhe ndërkohë përdorën dajakun ndaj protestuesve.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?