Tensione sërish në Kuvend, nga Berisha dhe disa deputetë të PD-së
Pas situatës paradite, edhe tani në mbrëmje, Sali Berisha bashkë me deputetët e PD-së që e mbështesin, kanë bllokuar për herë të dytë foltoren e Kuvendit, gjatë seancës maratonë të ditës së sotme ku diskutohet në lidhje me projektin e Portit të Durrësit dhe buxhetin për vitin 2023.
Debati nisi mes nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj dhe deputetit të PD-së Oerd Bylykbashi i cili tentoi të merrte fjalën pas Berishës.
Felaj e refuzoi kërkesën e tij. Pranë foltores u afrua Berisha me deputetët mbështetës së tij të cilët qëndruan aty derisa Felaj i dha fjalën Bylykbashit.