Tensione të forta në qendrën e votimit në Vorë mes Flamur Nokës dhe disa votuesve

Flamur Noka dhe Albana Vokshi ndodhen në Vorë, ku sipas tyre, ka persona brenda distancës 150 metra që nuk lejon ligji. Përplasje verbale deri në tërheqje fizike ndodhi pasi Flamur Noka denoncoi disa persona te qendra e votimit.

Ndërkohë njeri prej qytetarëve votues nxori kartën e identiteti kur deklaroi se po pret të votonte, por Flamur Noka akuzoi se janë pjesë e bandave të Ramës që bëjnë presion votuesve. Acarimi arriti në një moment sa për pak mund të plaste grushti, por ishte ndërhyrja e punonjësve të qendrës së votimit që solli një largim te momentit të Flamur Nokës.

Pjesë nga debati:

Swiss Digital Desktop Reklama

Flamur Noka: Këtu në Vorë e gjithë banda Xhabadëve e pajisur me bezhe të KQZ si vëzhgues janë instaluar tek shkollat e po kontrollojnë çdo gjë në procesin e votimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

3 metra më larg i keni të ulur aty duke urdhëruar kontrolluar dirigjuar të gjithë procesin e votimit.

Qytetari 1: Jam unë, unë po shkoj të votoj. Cfarë do me mua?

Flamur Noka: Unë jam deputet. Nuk vi të qëndroj këtu

Qytetari 1: Ore jam në shtëpinë timë!

Flamur Noka: Shtëpinë nuk e ke tek shkolla. Unë ju paralajmëroj Harrojeni

Qytetari 1: Mos ma përmend emrin

Qytetari 2: Jam qytetar i Vorës kam ardhur të votoj.

Qytetari 3: Refugjatë që kemi ardhur të votojmë.

Qytetari 1: më gjeni një qytetar të pranojë fjalët e tij. Ti je mashtrues. Ke sjellë njerëz të pijën kafe me mua dhe nuk kam pranuar

Qytetari 2: Keni vrarë 26 vetë

Qytetari 1: Mos më sill më njerëz se nuk pi kafe me ty. Keni vrarë 26 vetë në Vorë ndaj nuk ju duan, edhe fëmijë

Nuk dihet nëse Flamur Noka e Albana Vokshi do rikthehen prapë te kjo qendër votimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?