Tensione te Komisioni i Ekonomisë, KLSH kërkon shkarkimin e Drejtoreshës së buxhetit

Është shoqëruar me debate mbledhja e sotme e Komisonit të Ekonomisë, ku KLSH ka kërkuar të shkarkohet drejtoresha e përgjithshme e buxhetit, Mimoza Dhëmbi.

Sipas KLSH Dhëmbi ka bërë keq klasifikim investimesh, probleme me fondet për rindërtimin, shkelje me ndarjen e buxheteve, mungesë monitorimi për detyrimet e prapambetura pasi nuk raporton vlerën e saktë.

KLSH ka kërkuar largim nga shërbimi civil të saj, për mos respektim të disiplinës fiskale në të gjitha procedurat e buxhetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë kryetari i komisionit, Eduard Shalsi, ka kërkuar ballafaqim mes Dhëmbit dhe KLSH-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

“E kemi kërkuar sepse Moza Dhëmbi nuk është person dosido. Ndaj e kemi ftuar në komision. Në dijeninë tonë nuk ka precedent të tillë për një punonjëse me një formulim të tillë” tha Shalsi.

Partia Demokratike është kundër, pasi thonë se po shkelet rregullorja, sepse nuk mund të raportojë një nëpunës në Komision e Ekonomisë sepse nuk parashikohet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?