Tensionet Kosovë-Serbi, Presidenti Begaj në Slloveni: Të ndihmojmë për dialogun, stabiliteti nuk jepet falas

Presidenti Bajram Begaj gjatë një vizitë zyrtare në Slloveni, riktheu sërish vëmendjen te nevoja e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, teksa i bëri thirrje vendeve të shpenzojnë energjitë e tyre për të ndihmuar në zgjidhjen e tensioneve në veri të Kosovës, duke theksuar rëndësinë që ka stabiliteti në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Stabiliteti nuk jepet falas, duhet punuar për ta pasur dhe për fatin e keq situata në veriun e Kosovës, situata e kohëve të fundit na tregoi që stabiliteti është shumë i rëndësishëm. Politika e eskalimit për të deeskaluar është një politikë e ditës, e cila i shërben politikanëve për të fituar zgjedhjet e radhës, por kurrsesi nuk i shërben prosperitetit të vendeve të përfshira. Në vend që të harxhojmë energjitë tona për të deeskaluar situatën e eskaluar, të harxhojmë energjitë tona për të punuar për të implementuar atë dakordësi publike që liderat e Kosovës dhe të Serbisë kanë pranuar në Bruksel dhe anekset e miratuara në Ohër”, tha Begaj.

Presidentja e Sllovenisë Pirc Musar i bëri thirrje Beogradit të zbatojë marrëveshjen duke mos penguar Kosovën në institucionet ndërkombëtare. “Një retorikë shumë e ashpër nga të dyja palët, vetëm dialogu mund të zgjidhë çështjet. Të dy liderët të ulen e dialogojnë dhe duhet të respektohen marrëveshjet e nënshkruara dhe premtimi i Serbisë që nuk do ta pengojë Kosovën në institucionet ndërkombëtare”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?