Tensionet në Veri, Mediu: Indiferenca e qeverisë është absurde. Shqipëria të kërkojë dënimin e veprimeve
Situatën në Veri të Kosovës, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, e cilëson si tensione të qëllimshme të koordinuara mes Beogradit dhe Moskës.
Për të si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria duhet të kërkojë urgjentisht dënimin e të gjitha veprimeve të nxitura nga Beogradi.
Po ashtu, kreu i PR-së shprehet se kryeministri Edi Rama duhet sa më parë të komunikojë me autoritet evropiane për të ndërhyrë menjëherë për largimin e barrikadave dhe ndalimin e sulmeve ndaj policisë së Kosovës dhe EULEX-it.
View this post on Instagram