Tensionet në veri të Kosovës, Kurti: Vuçiç po provon ta pengojë planin franko-gjerman
Në një dalje për shtyp pas situatës në veri të vendit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç po provon ta pengojë planin franko-gjerman. “Këto kërcënime janë praktikisht të orientuara ndaj qytetarëve të vendit tonë, nëpërmjet ngjarjes së frikës dhe panikut”,-tha Kurti, edhe duke hedhur akuzat ndaj Serbisë se po koordinohej me Rusinë e Kinën.
Për Kurtin djegia e veturave në veri, është pjesë e planit serb dhe strukturave kriminale në veri. Ai vijoi të denonconte Serbinë dhe destruktivitetin e saj derisa u shpreh se Kosova do të mbetej e përkushtuar për paqe e për siguri dhe se nuk do të shantazhohej.
“Asnjë serb nuk dyshon që djegia e veturave ka ndodhur nga shqiptarët. Asnjë serb nuk dyshon që automjetet që u dogjën, janë djegur nga strukturat që financohen nga Beogradi. Bojkotet nuk janë zgjidhje. Institucionet nuk kanë alternativë, andaj iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve serbë, as mos i bojkotoni e as braktisni institucionet e Kosovës sepse ato janë shërbime publike për të gjithë qytetarët. Mos bini pre e manipulimeve politike”.