Tensionet në Veri, Xhaçka: Kurti e Vuçiç të ulen në bisedime, SHBA e BE të jenë këmbëngulës

Çfarë do të ndodh me barrikadat në veriun e Kosovës? Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka bërë thirrje që t’i jepet zgjidhje situatës së tensionuar në Veri të Kosovës, për hir të stabilitetit të rajonit.

Kryediplomatja shqiptare bën thirrje që dy liderët, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç të ulen në bisedime ndërsa SHBA-së dhe BE-së u bën thirrje që të jenë këmbëngulëse në këtë pikë. Qëndrimi i Xhaçkës u shpërnda në Twitter edhe nga Rama.

“Serbia duhet të ndalojë së justifikuara vendosjen e barrikadave në Veri të Kosovës dhe duhet të kuptojë po ashtu se e ashtuquajtura ‘Kosova dhe Metohija’, nuk ekziston më. Përgjithmonë! Barrikadat nuk mbrojnë asnjë serb në Kosovë, ato vetëm minojnë të ardhmen tonë të përbashkët,” shprehet Xhaçka.

SHKARKO APP