Tensionet SHBA-Iran, Mediu thirrje të mblidhet Këshilli i Sigurisë: E papranueshme për një vend anëtar të NATO-s

Kreu i PR-së dhe një njohës i mirë i marrëdhënie ndërkombëtare, Fatmir Mediu, thotë se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe Iranit bëjnë që të lindë nevoja e një analize të thellë të brendshme në Shqipëri, “për të parë se kush janë rreziqet që na kërcënojnë neve dhe masat që duhen marrë”.

”Duhet që të bëjmë një analizë të koordinuar, që vjen si informacion nga burimet e inteligjencës, nga shërbimet partnere dhe institucionet shqiptare, për të parë se kush janë rreziqet që na kërcënojnë neve dhe masat që duhen marrë”, tha Mediu.

Për të Këshilli i Sigurisë Kombëtare duhej të ishte mbledhur. ”Këshilli i Sigurisë Kombëtare ka të drejtë vetëm të këshillojë, por nuk mblidhet më as për të këshilluar. Është e papranueshme që një vend anëtar i NATO-s mos të ketë një strukturë analize të çështjeve të sigurisë në mënyrë periodike dhe permanente.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sidomos duke parë problemet në Ballkan, konflikti Rusi-Ukrainë dhe problemet në Lindjen e Mesme, ne duhet të bëjmë analizë periodike dhe jo të shikojmë televizionet amerikane dhe të themi se çfarë i pëlqen Presidentit Donald Trump”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?