Tensionohen raportet Kosovë- Slloveni. Lirohet me ne fund

 

Gjykata e Krajnit në Ljubjanë pritet të marrë sot një vendim për Ramush Haradinajn, që edhe pse u lirua, pasaporta e tij mbahet e bllokuar nga autoritetet sllovene.Ky zhvillim ka tensionuar marrdhëniet mes dy vendeve. Ambasadori i Kosovës në Slloveni, Nexhmi Rexhepi ka thënë se ndalimi i Haradinajt mund t’i dëmtojë këto marrëdhënie.

“Ne besojmë se autoritetet në Slloveni nuk do të bëjnë veprime të tilla që cenojnë raportet tona. Mbi bazën e fletarresteve politike nuk mund të merren veprime të tilla të pakuptimta”-ka thënë Rexhepi.

Ndërkohë, ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhen, ka theksuar se ndalimi i Haradinajt nuk është politik, por është në bazë të fletarrestit ndërkombëtar.

“Është vështirë të paragjykohet nëse cënohen marrëdhëniet në mes të dy vendeve. Duhet të shihet rrjedha e ngjarjeve për të parë se sa do të ndikojë ky rast në relacionet mes Sllovenisë dhe Kosovës”, ka thënë diplomati slloven në Kosovë, Miljan Majhen.

Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme i Sllovenisë, Karl Erjavec ka thënë që pret nga organet sllovene të gjendet arsyeja e ndalimit të ish-Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, dhe ky rast të zgjidhet sa më shpejtë.

Qeveria e Kosovës në reagimin e saj konsideron se nuk ka asnjë arsye që z. Haradinaj të përballet me situata të tilla dhe apeloi te autoritetet sllovene që sa më parë të mundësojnë që zoti Haradinaj të kthehet në Kosovë.

Edhe Ministraj e Dialogut, Edita Tahiri ka shprehur në Bruksel protestën e saj duke theksuar se kjo ngjarje nuk do të kontribuojë në frymën e normalizimit të marrëdhënieve midis dy shteteve dhe qëllimit te dialogut të Brukselit”.

Ramush Haradinaj konfirmoi dje për Ora Neës ndalimin dhe e konsideroi absurd vendimin e autoriteteve sllovene. Ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të zhvillojë sot në orën 11:00 një konferencë e jashtëzakonshme.

 

Por u lirua me ne fund 

SHKARKO APP