Tensionohet situata në Rinas! Policia ndërhyn për të zhbllokuar rrugën, ka përplasje me banorët
Tensionohet situata në fshatin Rinas, policia ndërhyn për të zhbllokuar rrugën. Ka përplasje me banorët.
Në mes të qytetarëve që protestonin kanë hyrë dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë, të cilët janë përpjekur të zhvendosin banorët nga rruga për të lejuar qarkullimin e mjeteve.
Ndërhyrja u krye nga forcat e Rendit si dhe forcat e FNSH-së me skafandra.
Protesta nisi pas vendimit të qeverisë për të devijuar lëvizjen drejt Aeroportit të Rinasit, duke e kthyer me një sens lëvizje, me drejtim nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.
Banorët e zonës kanë bllokuar në shenjë proteste rrugën, duke u ulur në asfalt. Ata kërkojnë që rruga të kthehet me dy sense lëvizje.


KOHA JONË SONDAZH

