“Tërbimi” i Berishës, zihet me gazetaren (VIDEO)
Sali Berisha nuk ka aspak ndërmend të tërhiqet nga thirrja e tij për armatosjen e shqiptarëve. Pas seancës plenare ai madje është zënë me gazetaren Kelmentina Cenkollari, e cila e pyeti nëse do tërhiqej nga deklarata që dha në Kuvend.
Ai është munduar të ndryshojë fjalimin nga kjo temë, ndërsa gazetarja ka insistuar për një përgjigje konkrete. “Mos u bë zëdhënëse e Shullazit moj zonjë, ty të kanë porositur falangat e krimit. Unë asnjë presje nuk i heq asaj çfarë thashë. Ajo është një organizatë kriminale”, tha ai.
Gazetarja e Ora News Klea Cenkollari: Zoti Berisha, duket se thirrja juaj për të hapur luftë civile?
Berisha: Kush tha?
Gazetarja: Une isha aty qe ne fillim dhe e degjova fjalen, Ju ne kete momend po i riktheheni ceshtjes se ligjit, po në krye të fjalës nuk përmendët ligjin
Berisha: Si i ndërtoj unë fjalitë puna ime, a je avokate e Shullazit, apo e një përdhunuesi, nëse je gazetare s’mund të më diktosh mua fjalinë.
Gazetarja: Po duket si rishikim i qëndrimit tuaj zoti Berisha? Berisha: Ta kanë përsëritur falangat e krimit ty këtë Gazetarja: Jam gazetare, e pavarur, nuk më dikton kush
Berisha i kthehen gazetares: Je zëdhënëse e Tahirit e një përdhunuesi….
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=OzRoqpZqDIM” width=”560″ height=”315″]