Tërhiqet PS, Gjiknuri: Jemi në bisedime dhe do gjejmë zgjidhje, besoj!
Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri bashkëkryetar i Këshillit Politik për reformën zgjedhore deklaroi se palët janë ende në bisedime dhe do të gjendet një zgjidhje me opozitën reale. Deklarata e Gjinurit vjen pas tensioneve që shkaktoi Edi Rama me vendosjen e dy kushteve të panegocioshme për reformën zgjedhore.
“Debati është i hapur. Nuk dua të pargjykoj, palëve u takon të shprehen në lidhje me propozimet në tavolinë”,– tha Gjiknuri.
Ai shtoi se “ekspertët paraqitën një numër propozimesh që janë punuar, kuptohet me 2-3 dallime, shpresojmë që në mbledhjen e radhës t’u japim zgjidhje disa cështjes, si kuota gjinore, policia, roli i prokurorisë, disa ligje për drejtësinë penale, pjesë e kërkesave që ka ngritur opozita.
Për sistemin zgjedhor, ekspertët bënë një ekspoze, të gjitha propozimet për sistemin që kanë paraqitur palët prekin Kushtetutën dhe do trajtuar më tej dhe do të dojë kohën e nevojshme. Në mbledhjen e radhës ramë dakord të zgjidhim pikat e mbetura. Kemi marrë raportin për financimet nga Këshilli i Europës. Në fund do të lëmë cështjet themelore, si administrimi, kolegji zgjedhor, u mirëkuptuam që debati të vijojë duke ruajtur princimet. Kryeministri i është referuar parimit, rekomandimi i OSBE ka qenë i hershëm, depolitizim”,- tha Gjiknuri.
KOHA JONË SONDAZH

