”Tërmet” i Rilindjes në Tepelenë”, Shehu: Ka instaluar grupet kriminale, kanabis dhe vrasje
Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, përmes një postimi në facebook, ka ndarë një bisedë me një mik nga Tepelena, ku ky i fundit flet për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet qyteti. Teksa shprehet se në këto zona tërmeti tragjik nuk është ndjerë, por që prej 6 vitesh qyteti po jeton ”tërmetin e Rilindjes”. Shehu thotë se lidhjet e grupeve kriminale që kanë me institucionet dhe trafiku i kanabisit, e kanë kthyer në një epiqendër të rrezikshme. ”Tërmeti i asaj bashkie, një tërmet i vërtetë ky për pasojat shkatërruese mbi atë zonë, që në bazë të ligjit qoftë edhe për kanabizimin duhej të ishte i pari të vihej përpara përgjegjësisë, vazhdon të godasë me “lëkundjet” e tij rrënuese e pasojat e tyre. Në fakt prej 6 vitesh jo vetëm ajo zonë është nën goditje të tilla, por është e gjithë Shqipëria nën një “tërmet” të tillë me epiqendër “Rilindjen””,-shkruan ish-deputeti i PD-së.
Postimi i plotë i Tritan Shehut
”Në Tepelenë, Memaliaj, etj shpëtuam nga tërmeti i natyrës, por po na shkatërron tërmeti i Rilindjes”. Këtë më tha sot një miku im nga Tepelena, kur po bisedonim në lidhje me kanabisin, grupet kriminale dhe lidhjet me institucionet, vrasjet e kërcënimet prej drogës, shkatërrimin ekonomik dhe terrorizimin e fshatareve etj, që vazhdojnë e do të përjetohen gjatë aty.
Tërmeti i asaj bashkie, një tërmet i vërtetë ky për pasojat shkatërruese mbi atë zonë, që në bazë të ligjit qoftë edhe për kanabizimin duhej të ishte i pari të vihej përpara përgjegjësisë, vazhdon të godasë me “lëkundjet” e tij rrënuese e pasojat e tyre.
Në fakt prej 6 vitesh jo vetëm ajo zonë është nën goditje të tilla, por është e gjithë Shqipëria nën një “tërmet” të tillë me epiqendër “Rilindjen”.
Nëqoftëse tërmetet natyrale nuk mund të parashikohen e as të parandalohen në lëkundjet e tyre, tërmetet e Rilindjes e kanë një mekanizëm të tillë, lëvizjen e gjerë popullore për të çuar te vota e lirë.