Tërmet Peçi, Tritan Shehut: Hajde Tani të jap kafe! Kujdes lumin!
Sot Tritan Shehu ishte në Tepelenë dhe zonën e Përmetit duke protestuar e tentuar t’i bllokojnë udhën kryeministrit Rama që po vazhdon takimet në Përmet.
Në një moment kur situata është konfliktuar mes palëve dhe kur disa të rinjë janë orvatur të afrohen për të hedhur Tritanin në lumin me gjithë rroba, ka kaluar kryebashkiaku tepelenas Tërmet Peçi.
– Hajde Tani të jap një kafe-ka folur Tërmeti- se këtej është uji shumë i ftohtë dhe nuk e duron. Dhe pasi ka marrë përgjigje negative nga Shehu ka shtuar: Këtej nuk bëhet preshi, por kujdes lumin!

KOHA JONË SONDAZH

