Tërmeti i 26 nëntorit, Braimllari: Përdorimi politik i tragjedisë, dhimbja e dytë që vret më shumë

Në një intervistë për Ora News, një vit pas tërmetit tragjik që goditi vendin 26 nëntorin e shkuar, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari është shprehur se, tragjedia është përdorur dhe po përdoret për show politik nga kjo mazhorancë.

Sipas tij, edhe pas një viti me mijëra familje janë në qiell të hapur, pa asnjë përkrahje nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama.

Endrit Brahimllari“Atë pamje mos ardhshin më për Shqipërinë dhe Shqipëria nuk mund të përballojë një tjetër fatkeqësi të tillë. Fatkeqësia e parë është humbja e jetëve të njerëzve në këtë tragjedi ndërsa fatkeqësia e dytë që vjen pas kësaj që është kryesore për çdo qytetar, jeta e njeriut, është mungesa e reagimit të institucioneve shtetërore.  Ne u përballëm në atë moment me një mungesë totale të reagimit të institucioneve shtetërore.

Ne nuk ishim të qartë për situatën dhe e përdorën këtë për show, e përdorën për proapgandë politike dhe ajo çka shohim sot me keqardhje janë mijëra familje të mbetura jashtë dhe pa asnjë përkrahje nga kjo qeveri dhe nga ky kryeministër. Çdo gjë shtyhet në kohë. O shtyhet në kohë për shkak të projekteve të tij korruptive, o shtyhet për shkak të fushatës, të afrohet sa më shumë dhe të shkojë të presë shiritat.

Kjo është dhimbja e dytë që vret më shumë. Përdorimi i gjithë kësaj tragjedie për show dhe politikë“.

SHKARKO APP