Tërmeti, Kryemadhi: Pjesa më e vështirë vjen tani. Ftesa e Ramës, e shëmtuar
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një intervistë dhënë në emisionin “Kjo Javë”, në News24, e pyetur lidhur me dëmet që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit u shpreh se duhet të menaxhohet mirë kjo situatë, pasi sipas saj, pjesa më e vështirë vjen tani.
Kryemadhi tha se në raste fatkeqësish, fytyrat e politikanëve larg propagandës e politikës
“Gjatë këtyre diteve, kemi qenë në kontakte me njerëzit, unë e kam princip që në raste fatkeqësish mendoj që fytyra jonë e politikanit duhet të jetë sa më larg propagandës dhe politikës. Për mua jemi në rrugën e mëkatit nëse përdorim fatkeqësinë e të tjerëve për të bërë propagandë dhe për të bërë fushatë. Sot më shumë se kurrë, shqiptarët më shumë se kurrë kanë nevojë më pak për propaganda, ka nevojë më pak për ato batuta që ndonjëherë janë bajate dhe nervangritëse për njerëzit. Sepse është thjesht një fragment sekondi, një shkrepje aparati për ne politikanët në fatkeqësinë e tjerëve, por janë 24 orë të ditë në shi në të ftohtë, që rrinë ata qytetarë. Çdo gjë e jona në terren ka qenë jo publike. Ne nuk bëjmë asgjë për të përfituar. Ky është një solidaritet njerëzor dhe të paktën për herë të parë unë mendoj që politika duhet të rrijë larg përdorimit dhe shpërdorimit të fatkeqësisë së njerëzve”, u shpreh Kryemadhi.
Ajo tha se ftesa e Ramës, ishte e shëmtuar, pasi kërkoi të largonte problematikën e mosveprimit.
Pjesë nga intervista
Si e përjetuat tërmetin e 26 nëntorit?
Në fakt isha zgjuar sepse më zgjoi tërmeti i orës 2.30 pastaj nuk më zuri më gjumi, ishte shumë i gjatë. Psikologjikisht nuk është se kam në mendje frikë, por kam përshtypjen se pastaj vazhdon trupi i tensionuar, axhitimi dhe rëndimi nga viktimat kishim dhe disa miq dhe shokë që ishin të prekur nga tërmetet. Për këtë arsye ishte pak e rëndë. Por në raste të tilla secili nga ne duhet të bëjë një mbledhjeje mendjeje dhe një kthjellim për të qenë të qartë në të gjitha hapat. Duhet të jemi goxha të fortë, të menaxhojmë këtë situatë qoftë emocionale, qoftë dhe sociale. Tashmë do të vijnë problemet më të mëdha, problemet që do të vijnë pas tërmetit. Paniku që përhapet tek njerëzit, pasiguria që kanë njerëzit, mungesa e ekonomisë që kanë njerëzit për të jetuar dhe vazhduar në mënyrë normale. Dakord themi që ne do të marrim përsipër për t’i rregulluar, për t’i sistemuar. Por të harrojmë që një pjesë e madhe e shkollave, kopështeve dhe çerdheve nuk janë. Fëmijë që qëndrojnë nëpër shtëpi që nuk e dinë nëse e kanë garancinë e shtëpisë apo jo. Një pjesë e madhe e atyre që iu janë shembur shtëpitë jetojnë nëpër çadra ose jetojnë nëpër familjarët e tyre. Ne merreni me pallatet që janë në qytetet në Tirana në Durrës apo në Vorë, por në shtëpitë nëpër fshatra është që nuk largohen nga shtëpitë për shkak të gjësë së gjallë. Është një situatë që kërkon një angazhim shumë të madh dhe nga ana sanitare. Nuk kemi merremi më anën sanitare por është një problem shumë i madh për shëndetin dhe mbarëvajtjen e shëndetit të njerëzve të prekur nga tërmeti.
Është vënë re dhe shumë herë të tjera, që ju jeni shumë besimtare, mbani kryqin në qafë dhe sigurisht edhe lutjet kanë qenë të shumta nga ana juaj.
Kam qenë në disa mesha që janë bërë qoftë në Katedralen e Tiranës ku jemi lutur për shpirtin e viktimave por dhe për ata që janë prekur nga tërmeti. Po kështu në kishën e “Shën Mhillit” në Laç ku kjo është një kishë 100 vjeçare por mos harrojmë që edhe kjo kishë ishte plasaritur. Në fakt ata kërkojnë një inxhinier ose një njeri që merret me monumentet e kulturës sepse larg qoftë, në një moment që mund të jetë një meshë ku mund të jenë 200-300 persona, të ndodhë një tërmet dhe mund të jetë një fatkeqësi shumë e madhe. Kisha ka strehuar 31 familje nga qyteti i Laçit apo dhe nga rrethinat përreth i mbajnë me ushqime, me të gatuar. Kanë një menzë në të cilën hajnë 60 fëmijë. Po kështu në Katedralen e Tiranës ka familje që janë strehuar nga rrethinat e Tiranës. Ka shumë gjëra që janë jashtë televizioneve, jashtë mediave që bëhen në heshtje, sepse në raste të tilla përkrahja në heshtje është shumë më e madhe, sesa tam tamet televizive. Shumë të rinj nga Lëvizja Rinore për Intëgrim ishin të organizuar apo edhe nga shumë xhami të tjera kanë qenë në terren duke shpërndarë ushqime për banorët e Thumanës dhe të Fushë-Krujës në ato momente aq të vështira. Por megjithatë unë mendoj që kjo është një fazë e cila ka për të vazhduar, pasi njerëzit do të vazhdojnë të jetojnë do jetojnë jetën e tyre do të ecin përpara. Problemi qëndron që si do të fillojnë tani të gjithë ne të tjerët që të mos na gjejë më të papërgatitur dhe të paorganizuar siç ishim në datën 26 nëntor. Edhe pse kemi pasur disa paralajmërime, qoftë paralajmërimi i 29 korrikut ku e morën me shaka, qoftë paralajmërimi pas tërmetit të 21 shtatorit që përsëri e morën me shaka. Dhe mos harrojmë, në qoftë se e mbani mend kur është bërë nga presidenti letra, e cila në fakt ishte letër secrete ishte një dokument sekret, mazhoranca, Olta Xhaçka tha që firmosni ligjin e emergjencave kur ligji emergjencave ishte i bërë gati. Dhe që nga korriku dhe sot e kësaj dite, emergjencat shqiptare nuk funksiononin dhe vendimi i qeverisë është bërë më datën 27 nëntor, pra pas tërmetit. Ka disa veprime dhe mosveprime, disa me dashje disa me padije, disa nga budallallëku themi ne të cilat kanë kushtuar jetën e 51 viktimave shqiptare.
Gjithsesi zonja Kryemadhi pati një ftesë nga ana e kryeministrit një ftesë e përsëritur që qoftë mazhoranca, qoftë opozita e bashkuar të jenë bashkë të ulen në tryezë dhe të diskutojnë këtë emergjencë të vendit dhe sigurisht opozita të kontribuojë me pikëpamjet e veta. Reagoi kreu i Partisë Demokratike zoti Basha, unë ju pyes pse ky refuzim?
Nuk ishte refuzim Nisida. Ajo që Rama bëri ishte një gjë shumë e shëmtuar në ato ditë fatkeqësie që kërkontë të largonte problematikën e mosveprimit me dashje. Sepse mosveprimi në pallatet e Thumanës për të nxjerrë familjet jashtë ka qenë një mosveprim me dashje dhe për këtë prokuroria duhet të kishte filluar hetim të menjëhershëm. Çfarë ka ndodhur, pse familjet kanë ndejtur aty pse nuk janë nxjerrë.
Nuk kishin shkuar ekipet e emergjencës akoma në atë kohë?
Absolutisht, po çfarë do të bënte drejtoria e policisë me policët e saj, me duar, ku ndërkohë ne e dimë shumë mirë që familja Lala për një shkallë zjarrëfikëse… Pra, ne kemi shkuar nëpër familjet e viktimave që kemi pirë kafe dhe kemi kontaktuar me ta. Një nga gjërat që kanë vënë re ka qenë mungesa e mjeteve. Pra, vinin buldozierë dhe matrapikë dhe nuk vinte një shkallë. Një shkallë e thjeshtë që thjeshtë për t’i nxjerrë njerëzit që të dilnin. Tjetra që të bën shumë përshtypje, 9 objekte të mëdha ishin ato që u rrënuan, unë nuk dua të bëhem fare specialiste por duke pasur parasyshë efektin e organizimit, ne kemi pasur mbi 40 fadroma dhe matrapikë për të prishur shtëpitë e qytetarëve në “Unazën e Rë” dhe nuk kishin mjete për të pastruar dhe për të mbajtur qoftë edhe një moment një soletë betoni, që të mos binte por të mbahej si peshë? Me të vërtetë kemi një dalje mediatike të përditshme nga 3 ose 4 herë në ditë të kryeministrit por vetëm një gjë pamë që e bëri mirë, për herë të parë pas 6 viteve, kryeministri drejtoi një mbledhje qeverie sepse prej 6 vitesh mbledhjet e qeverisë nuk janë drejtuar prej tij. Por nga ana tjetër ajo që të bën përshtypje, edhe sot e kësaj dite ne akoma nuk kemi një qeveri që të ulet dhe të bëjë nje plan masash. Cila do të jetë etapa e parë? Evidentimi i godinave, i familjeve, ne me të vërtete kemi strehuar banorët nëpër hotele por kur të fillojë sezoni veror? Çfarë do të bëjnë këta banorë, ku do të shkojnë të jetojnë?
Jo është deri në fund të dhjetorit kjo pjesë, deri për festat e fundvitit. Do të kalohet me qera sipas Kryeministrit…
Jo se nuk i nxjerr dot më se pastaj do t’u thuash shtyje edhe janarin, edhe shkurtin. Problemi është që duhet të ketë një plan transparent. A janë 5000 godina apo 10000 godina? Sepse edhe që të ndërtosh një pallat apo një shtëpi në këtë periudhe dimri, pallati do të paktën 2 vite. Nuk po i hyj pastaj në prishjen apo në fshehjen e gjurmëve apo të provave të krimit që ka ndodhur, që është një aspekt tjetër që përsa i përket kësaj është prokuroria. Unë sot lexoja në një rrjet social, i cili është më afër qeverisjes dhe thonte që do të prishej godina e tatimeve të Tiranës por ka dy akte eksperitmi. Një akt ekspertimi që thotë se është i rregullt dhe një tjetër që thotë se është i parregullt. Kjo është mungesa e transparencës, sepse mungesa e transparencës i jep njerëzve argumentin për të folur, thonë që do të prishet Drejtoria e Tatimeve të Tiranës sepse është një fushë dhe një zonë shumë e mirë për të ndërtuar pallat në të ardhmen. Pra janë disa gjëra që siç ndodhi për Teatrin Kombëtar të famshëm që thanë se është në rrezik, vetëm Teatrit Kombëtar nuk iu thye as një xham, nuk i lëvizi asnjë fizë, asnjë pikë suva, në çdo vend u thye një gotë, aty jo.
Gjithsesi mbetemi te pjesa kur po kërkohej nën rrënoja, ku ju thoni se ka patur mungesë të kapaciteteve ama pati shumë solidaritet nga vendet e BE, nga Kosova pati shumë, ishte dhe ekipi i parë që mbërriti. Ka patur shumë përforcime lidhur me këtë Znj. Kryemadhi, pra ajo çfarë është punuar në terren dhe nën rrënoja, nuk ka çeduar.
Ne harruam të falenderonim Ushtrinë e Kosovës nga Ministria e Mbrojtjes. Nisida ka një problem, nëse skuadrat tona të xhenios, nëse ekipet tona siç ishin, qeni i Kosovës, qeni i Rumanisë, qeni i Francës, të kishim edhe qenin e Shqipërisë, nëse do të kishim emergjencën familja Lala do të ishte gjallë.
Pse logjikohet kështu?
Sepse familja Lala ka qëndruar disa orë e mbyllur aty dhe ne nëse do të kishim emergjencën do t’i kishim nxjerrë ata. Por nuk flet njeri për këtë, mbyllet goja, shpërndahet panik. Nëse do të kishim ekipet tona të emergjencës, xheniot e ushtrisë, ne nuk kemi më xhenio. Nuk do të shkonim me eskavator dhe fadroma në shenjë solidariteti të hidhnim më shumë peshë mbi rrënoja por do të kishim xhenio të cilët do të ngrinin me krik ato soletat siç vepruan forcat e ndërhyrjes së shpejtë të Greqisë që nxorrën të gjallë Klajdin. Ajo që më ka bërë përshtypje me Klajdi Qaton, ato hapën një korridor për të komunikuar, për t’i dërguar celularin, i dërgonin herë pas here një çokollatë të vogël, pak ujë në mënyrë të tillë që mos t’i shteronin fuqitë. A e mbani mend djalin që e nxorrën të gjallë nga rrënojat dhe vdiq sapo piu një cigare sepse i shteruan forcat. Sepse e nxorrën por duhej mbajtur, i duhej dhënë energji sepse njerëzit dhe trupi, vetë bioritmi harxhon energji pafund për të mbijetuar.
Dhe ky është rasti i Kelit apo jo, e pati shumë të vështirë për shkak të kolonës që i preku gjysmën tjetër të trupit, ka qënë komplet e pamundur, por vërtet ka kërkuar cigare por kjo ka qënë.
Po mbaheshe gjatë kohës duhet të ishte mbajtur me ujë me pak ushqim, me energji sepse këto janë, sepse edhe organizmi i njeriut është një mekanizëm, është mekanizëm biologjik siç janë mekanizëm gjithë të tjerat, siç është shteti një mekanizëm që funksionon kur nuk funksionon mekanizmi i shtetit normal do të kesh pastaj kolapsin që vjen më pas. Kështu që këto janë të gjitha gjëra që vijnë për mungesë sepse ne kemi vite që jemi fokusuar në imazh, në fasadë dhe për vëmendjen ndaj një njeriu, këtu nuk është më çështja ndaj vëmendjes ndaj një njeriu, këtu është çështja a funksionon shteti apo nuk funksionon dhe ky është një nga problemet më të mëdha. Ndodh historia e ndihmave, po çfarë është kjo që ta ndalosh ti, a po ti ke të drejtë si shtet që t’i kontrollosh ndihmat çfarë ushqimi sjell Monika por ti nuk mund ta pengosh Monikën. Atëherë ti i jep përgjegjësi Monikës, e njef Monikën nësë është e aftë për të bërë po themi ndihmën qoftë me ilaçet apo qoftë me ndihmën. Pra kjo është mënyra e funksionimit të organizatave vullnetare të kishave, të xhamive apo të shumë objekteve, subjekteve të tjera të cilat kanë funksionuar dhe kanë dhënë efiçencë shumë të plotë.