Tërmeti në Durrës. IGJEUM: Ishte vetëm një lëkundje 3.5 ballë e Shkallës Rihter
Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit ka dhënë informacion zyrtar mbi lëkundjen e tërmetit që tronditi Durrësin pak më parë.
Sipas IGJEUM lëkundja e tërmetit ka qenë 3,5 ballë i Shkallës Rihter. Gjithashtu IGJEUM sqaron mediat, ndryshe nga sa është raportuar, nuk ka pasur dy lëkundje, por vetëm një.
“Sipas IGJEUM, lekundjet e termetit pak me pare ishin me magnitude 3.5 te shkalles rihter me epiqender ne det, mes Kepit te Rodonit dhe Bisht Palles. Raportimet qe flasin per 2 termete nuk jane te verteta. Behet fjale per 1 termet me madhesi 3.5 rihter”,- thuhet në njoftimin e IGJEUM.
KOHA JONË SONDAZH

