Tërmeti në Egje, Basha: Kurajo dhe solidaritet me popullin turk

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për viktimat e tërmetit në Turqi. Kurajo dhe solidaritet me popullin turk, thotë përmes një postimi në Twitter, kryedemokrati. ”Po ndjek me shqetësim të madh lajmet tronditëse nga Turqia. Ngushëllimet e mia më të thella janë për familjet e viktimave të tërmetit. Ju uroj shërim të plagosurve, forcë, kurajo dhe solidaritet me popullin dhe autoritetet e Turqisë në përballimin e kësaj tragjedie të rëndë”,-shruan Basha.

SHKARKO APP