Tërmeti në Egje. Ruçi, telegram homologëve Şentop e Tassoulas: Të gjithë shqiptarët, pranë popujve miq e fqinj

Pas tërmetit të fortë tëditës së sotme në Egje, Kryetari i Kuvendit, z.Gramoz Ruçi, u është drejtuar me një telegram Kryetarit të Parlamentit të Turqisë, z. Mustafa Şentop dhe Kryetarit të Parlamentit të Greqisë, z. Constantine Tassoulas.
Me tronditje mora lajmin për tërmetin shumë të fortë që goditi sot në mesditë Sanmosin, Izmirin dhe zonat përreth. Në këto çaste të rënda, Kuvendi i Shqipërisë dhe gjithë populli shqiptar, janë pranë popujve tanë miq e fqinj dhe shprehim dhimbjen e solidaritetin me qytetarët dhe familjarët e viktimave. Jam i bindur se kjo goditje e natyrës nuk do t’i gjunjëzojë fqinjët tanë, me të cilët kemi ndarë, ndajmë e do të ndajmë gëzimet dhe pasojat e fatkeqësive”, shkruan Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

SHKARKO APP