Tërmeti në Kroaci, Ruçi: Solidaritet me popullin mik kroat! Ne e dimë mirë çdo të thotë kjo goditje
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër Kryetarit të Parlamentit të Kroacisë, Gordan Jandroković, në të cilën i shpreh solidaritetin dhe mbështetjen për përballimin e pasojave të tërmetit të ditës së sotme.
Mesazhi
Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal ju shpreh solidaritetin dhe mbështetjen për përballimin e pasojave të tërmetit të 29 dhjetorit, i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale në qytetin Petrinja.
Ne shqiptarët sepse i kemi ende të freskëta pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe e dimë mirë çdo të thotë të goditesh nga një tërmet i fuqishëm.
Shpreh bindjen se populli mik kroat dhe banorët e qytetit të Petrinjës do t’í përballojnë me sukses pasojat dhe vështirësitë e krijuara nga tërmeti, kjo sfidë e natyrës.