Tërmeti shkatërrues, Rama: Ka viktima. Strukturat e shtetit janë në këmbë

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Twitter, shprehet se strukturat e shtetit janë në këmbë. Teksa e quan situatën dramatike, Rama thotë se ka pasoja në njerëz por që duhet ruajtur qetësia dhe bëri thirrje që të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit. ”Ne do të bëjmë gjithçka kemi në dorë dhe me miqtë e mëdhenj në krah do ta kalojmë edhe këtë situatë”.

Postimi i plotë

Goditja e fuqishme e tërmetit ka krijuar pasoja të rënda dhe fatkeqësisht kemi jetë të humbura. Të gjitha strukturat e shtetit janë në këmbë qysh në momentet e para pas goditjes. Punohet intensivisht për të shpëtuar çdo jetë të mundshme në disa pika fatale në Durrës e Thumanë. Është një moment dramatik ku sidoqoftë duhet të ruajmë me çdo kusht qetësinë, të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit e ta përballojmë këtë goditje së bashku. Ne do të bëjmë gjithçka kemi në dorë dhe me miqtë e mëdhenj në krah do ta kalojmë edhe këtë situatë. #Kurajo #Durim #Solidaritet.

SHKARKO APP