“Tërmeti” Syriza fiton zgjedhjet në Greqi ,por s’ka mazhorancën absolute. Tsipras nis negociatat me ANEL

Syriza e Aleksis Tsipras ka triumfuar në zgjedhjet e përgjithshme në Greqi por nuk arriti të marrë shumicën absolute për të formuar e vetme qeverinë.

“Tërmeti” Syriza siç e kanë cilësuar mediat në shtetin ghre ka arritur të marrë 36.34 % të votave, që i sigurojnë 149 vende në parlament, nga 300 që janë gjithsej.

Demokracia e Re e Antonis Samaras mori 27.81 % ose 76 deputetë, forcë e tretë ka dalë “Agimi i Artë” me 6.28% duke siguruar 17 vende në parlament, aq sa partia e re e sapoformuar  Potami 17 vende, Komunistët ia kanë dalë të marrin 15 vende në parlamentin e ri, ndërsa ANEL, apo “Grekët e Pavarur” dhe PASOK i Venizelos kanë 13 vende në Parlament.

Ndërsa KINIMA, partia e Jorgos Papandreut është jashtë parlamentit duke mos arritur të kalojë pragun elektoral prej 3%.

Tsipras nis negociatat me ANEL

Në orën 09:47  kreu i  partisë ANEL,  apo “Grekët e pavarur” Panos Kammenos, ka mbërritur në selinë  Syriza. Pritet që Tsipras t’i kërkojë Kammenos, i cili ka marrë 13 vende në parlament, koalicion për të qeverisur.

Aleksis Tsipras: “Populli grek bëri histori

40 vjecari Alexis Tsipras tha para mbështetësve të shumtë në Athinë se

Aleksis Tsipras: “Populli grek bëri histori. Greqia lë pas 5 vite poshtërim dhe tashmë merr frymë me dinjitet drejt BE-së.

Do të fillojmë me punë të madhe pas këtij vendimi të popullit grek. Mbyllet një kapitull i varfërisë së vendit tonë, duke lënë pas kujtimet e varfërisë dhe katastrofës. Trojka për Greqinë tashmë është një e kaluar. Nuk ka fitues dhe humbës por sot kemi mposhtur oligarkinë.

Qeveria e re greke nuk do të hapë konflikte të njëanshme, por sot përballë kemi një mundësi të jashtëzakonshme për një forum të ri, edhe për Europën, një politike të re për Evropën, për marrëdhënie të reja bazuar në respektimin e gjithsecilit por edhe në solidaritet.

Pikësynimi ynë i parë do të jetë të menaxhojmë dhe të përballemi me themelet e kësaj krizë. Le ta ngremë diellin e demokracisë, të dinjitetit dhe së bashku do ia dalim mbanë” –

Tsipras tha se Greqia do të bashkëpunojë me kreditorët ndërkombëtarë me qëllim arritjen e një marrëveshje të qëndrueshme për pagesën e borxheve që Greqia i ka. Kreu I Syrizas ka thënë se do ta rinegocijoëj borxhin e Greqisë në vlerë prej 318 miliardë eurosh ndërsa ka premtuar se do t’u jepet fund masave shtrënguese ndaj popullit.

Kundërshtari i tij politik, kryeministri Samaras i ka telefonuar Tsipras dhe e ka uruar për fitoren.

Në një deklaratë për mediat Samaras tha se e mori vendin në një situatë të vështirë dhe arriti të tejkalonte krizën e rëndë ekonomike.

Antonis Samaras: “Kur mora qeverisjen vendi ishte në prag katastrofe dhe u përpoqa ta zgjidh situatën. Arritëm të shmangim më të keqen dhe e nxorëm Greqinë nga kriza e thellë. sot dorëzoj vendin në një situatë më të mirë ekonomike, një vend që ka dalë nga kriza dhe mbi të gjitha dorëzoj një vend që është anëtar i BE dhe për të mirën e këtij vendi shpresoj që qeveria e re të mos i hedhë poshtë këto arritje”

Ai deklaroi se nuk do të japë dorëheqjen si kreu I Demokracisë së Re.

Ndërkaq Ministri i Jashtëm Venizelos, kreu I PASOK tha se I ruon Syrizas të ketë sukses për të mirën e vendit.

Evangelos Venizelos: “Syriza ka marrë një përgjegjësi të madhe, ndërsa të gjithë kanë detyrimin të respektojnë zgjedhjen e popullit grek. – t ha Venizelos.

Ai dekalroi se nëse Papandreu nuk do të divorcohej nga partia e tij ëpr të krijuar një subjet të ri atëherë PASOK do të sihte parti e tretë dhe jo “Agimi iArtë”. Megjithatë nuk ka kohë për të humbur tha minsitri I jashtëm grek, dhe shpresoj qe verdikti I popullit të jetë I mitë për të gjithë ne.

REZULTATET E ZGJEDHJEVE NË GREQI

 

Syriza:                                 36,34% ose 149 deputetë

Demokracia e Re:                 27,81% ose 76 deputetë

Agimi i Artë:                        6,28% ose 17 deputetë

POTAM                               6,05% ose 17 deputetë

Partia Komuniste     KKE   5,47% ose 15 deputetë

Grekët e Pavarur ANEL      4,75% ose 13 deputetë

PASOK                               4,68% ose 13 deputetë

SHKARKO APP