Tërmeti tragjik, Papa Françesku: Dhurojmë 100 mijë euro

Për Shqipërinë 100 mijë euro nga Papa Françesku. Ati i Shenjtë ka vendosur të dërgojë një kontribut fillestar prej 100,000 euro, përmes Dikasterit për Shërbimin e Zhvillimit Integral Njerëzor, për të ndihmuar popullatën në këtë fazë të menjëhershme emergjente.

 

Në këtë mënyrë, Ati i Shenjtë dëshiron të shprehë afërsinë e tij shpirtërore dhe mbështetjen e tij atërore ndaj njerëzve dhe territoreve të prekura. Shuma do të përdoret, në dioqezat e prekura nga tërmeti, në veprat e shpëtimit dhe ndihmës, në lidhje me Nunciature Apostolike në Shqipëri.

Ndërsa të mërkurën një telegram nga Vtikani i’u dërgua Presidentit Ilir Meta. Sekretari i Shtetit i Vatikanit, Kardinal Pietro Parolin thotë se Ati i Shenjtë po lutet për shpirtrat e atyre që vdiqën në katastrofë. Gjatë përshëndetjes nga sheshi Shën Pjetri në Vatikan, Papa ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave që humbën jetën nga tërmeti katastrofik.

”Dua të përshëndes dhe të shpreh afërsinë time me popullin e dashur shqiptar, i cili ka vuajtur shumë këto ditë. Shqipëria ka qenë vendi i parë në Evropë që kam dashur të vizitoj. Unë jam pranë të prekurve, lutem për viktimat, për të plagosurit dhe për familjet. Zoti e bekoftë këtë popull të cilin e dua shumë”.

SHKARKO APP