Tërmeti tragjik, Rama pro Presidentit Meta: Prokuroria të nxjerrë fajtorët

Edhe këtë të martë, kryeministri Edi Rama ka mbledhur për herën e 6-të Këshillin e Ministrave, ku po diskuton për masat e marra nga qeveria për të prekurit nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

Shefi i qeverisë zbuloi mesazhin që i kanë dërguar disa përfaqësues firmash, ku i kanë treguar se janë të falimentuar dhe nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë. Kryeministri në këtë pikë ishte i prerë duke mos pranuar arsyetimet e tyre. Nga ana tjetër, Rama thotë se mendon si Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, që Prokuroria të nxjerrë fajtorët.

Kryeministri tha se banorët e sistemuar në hotele pas festave të Vitit të Ri në shtëpia me qera do të bëhet sa më shpejt.

“Kemi llogaritur një ndërhyrje në Buxhetin e Shtetit të cikin do ta bëjmë nëpërmjet Parlamentit, Ministrisë së Financave. Përpara Krishtlindjeve duhet të spostohen në gjitha inertet nga Durrësi. Zona e inerteve do të kthehet në një park të madh në Durrës. Inertet do të depozitohen në Porto Romano. Shkreli do të bëjë gati konferencën publike informuese. Kjo konferencë të paraqeë sa më shumë informacion që të gjithë të shohin me një sy më konkret se shkalla e rrezikut është shumë më e ulët se sa ajo që duket dhe se numri i banesave që rrezikojnë është më i ulët dhe banesat që kanë rrezikshmëri do të shemben normalisht”- tha Rama.

SHKARKO APP