Terminali i ri në Rinas, Rama: Qytetarët nuk do të kenë kontakt me policin që i sheh në sy kur kalojnë pasaportën

Nga inagurimi i terminalit të ri në Rinas këtë të dielë, kryeministri Edi Rama tha se do të shtohen 8 porta të reja dhe po ashtu tani ka teknologji të re në leximin e pasaportave. Rama informoi edhe se nga nesër të gjithë qytetarët me pasaportë shqiptare që vijnë në aeroportin e Rinasit, nuk do kenë lexim manual të pasaportës nga polici që i sheh në sy e sheh pasaportën, por do të kalojnë në barrierën digjitale me leximin digjital.

“Sot është vënë në punë sistemi i ri teknologjik i leximit të pasaportave në hyrje, kjo falë angazhimit të ministrit të Brendshëm, policisë së Shtetit dhe kompanisë e cila që në ditën e parë të nënshrkimit të marrëveshjes së re pasi bleu nga koncesionari i mëparshëm të drejtën e operimit, është angazhuar në të gjithë frontin e punëve që duhen bërë në këtë aeroport.

Nga nesër, të gjithë qytetarët me pasaportë shqiptare që vijnë në aeroportin e Rinasit nuk do kenë lexim manual të pasaportës nga polici që i sheh në sy e sheh pasaportën, por do të kalojnë në barrierën digjitale me leximin digjital, process që zgjat më pak se gjysmë minuti. Kjo do të lehtësojë fluksin e hyrjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo vlen edhe për qytetarët e BE, SHBA, Britanisë së Madhe e Kanadasë. Për të tjerët do ketë process kalimi me lexim manual të pasaportës”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?