Terror policor në Shkodër për mitingun e Ramës. Kontrollohen dhe fëmijët
Zhvillimi i mitingut elektoral të Edi Ramës në Shkodër, dy ditë pasi policia dhunoi dhe arrestoi drejtuesit e opozitës së këtij qyteti, ka krijuar një klimë tensioni. Qindra forca policore kanë rrethuar qytetin. Banorët e Shkodrës thonë se situata i ngjan një shtetrrethimi. Në zonën ku zhvillohet mitingu i PS janë mbyllur të gjitha lokalet me urdhër të policisë, si dhe ndalohet qarkullimi i mjeteve.
Policia po kontrollon çdo qytetar të dyshuar, por jo vetëm burrat dhe të rinjtë. Pamjet më poshtë tregojnë se kontrollohen edhe fëmijët, vajzat dhe gratë. Frika e policisë për incidente ka bërë ka tejkaluar çdo logjikë.
VIDEO 1/Policia kontrollon edhe fëmijët
VIDEO 2/ Shkodra në shtetrrethim