Terrori me armë në mes të lokalit, Berisha: Bandat e narkokryetarit Bushi (VIDEO)

Për videon e frikshme nga Kruja ku disa persona të maskuar dhe me armë u futën në një lokal, ka nxitur edhe reagimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Në facebook, Berisha shkruan se se bandat e narkokryetarit kanë terroizuar qytetin dhe banorët e saj.

”Bandat e Narkokryetar Bushit terrorizojnë Krujën dhe qytetarët e saj. Ndiqeni dhe shpërndajeni videon në të cilën maskat e armatosura të narkokryetarit keqtrajtojnë qytetarin në lokal”.

Në video shfaqen katër persona të cilët futen në lokal. Nën kërcënimin e armëve ata u kanë kërkuar fillimisht klientëve të lokalit të mos lëvizin, dhe më pas kanë tërhequr një të ri në mesin e lokalit duke e rrahur barbarisht me shkop. Pasi e kanë qëlluar disa herë dhe kërcënuar të riun në sy të klientëve, personat e maskuar janë larguar nga lokali.

SHKARKO APP