Test për Covid-19 me lëpirëse/Kamera e fshehtë me deputetin e PS (VIDEO)

Deputeti i PS-së, Musa Ulqini, ka rënë pre e kamerës së fshehtë nga Ismet Drishti, në lidhje me testin për Covid-19. Video-ja po bën namin në rrjete sociale. Për të kuptuar më mirë lojën, shikoni vetë sesi u mashtrua deputeti dhe provoi një lëpirëse si test për Covid-19.

I maskuar si mjek, me syze dhe me doreza, gazetari Ismet Drishti ka takuar Ulqinin dhe me një lëpirëse në dorë i ka kërkuar që ta provojë ta fusë në gojë, sepse duhet testuar nëse e ndjen shijen.

“Provoje lëpije, e ndjen shijen apo jo, se duhet bërë kjo gjë. Do jua bëjmë edhe atyre të PD-së”,-dëgjohet të thotë Drishti në video.

Duke menduar se gjendej vërtet përballë një mjeku, Ulqini lëpin lëpirësen dhe thotë se e ndjen. Me kërkesë të Drishtit, ai e lëpin disa herë, për t’u bindur që e ndjen vërtet shijen e lëpirëses.

SHKARKO APP