“Testimi kundër COVID-19, e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza”, Basha mesazh mirënjohjeje SHBA-ve

Pasi SHBA-të do të kontribuojë në luftën kundër COVID-19 në vendin tonë, vjen një mesazh falënderues nga kryetari i PD-së Lulzim Basha. Përmes një postimi në “Twitter’ lideri i opozitës i shprehu mirënjohje SHBA-së, ndërsa theksoi se falë kësaj ndihme do të mundësohet rritja dhe aktivizimi i zbulimeve të rasteve të të infektuarve.

Basha tha se testimi është e vetmja mënyrë për të kuptuar përhapjen e virusit dhe projektuar rrugëdaljen nga kriza.

“Mirënjohje SHBA & @USAmbAlbania për ndihmën kundër COVID-19.Falë saj, mundësohet rritja e testimeve & aktivizimi i zbulimit dhe mbikëqyrjes së të infektuarve & kontakteve të tyre.Testimi është e vetmja mënyrë për të kuptuar përhapjen e virusit dhe projektuar rrugëdaljen nga kriza.”, shkruan Basha, teksa ka shperndare statusin e ambasadores se SHBA-ve Yuri Kim.

SHKARKO APP