”Tetë vite Basha i bëri fresk Ramës”, Berisha paralajmëron kryeministrin: Ato daulle s’janë dasme, por…

Akuzat e Sali Berishës janë sa tek Lulzim Basha, edhe për Edi Ramën. Për kreun e PD-së, nga takimi me demokratët në Dibër në kuadër të turit ”Foltorja”, Berisha tha se për 8-të vite i bëri fresk Edi Ramës. Po ashtu Berisha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se ato daulle që bien janë lajmëtare të betejës dhe aspak dasme.

”Sot Edi Rama ka blloku integrimin, ka vra shpresën e shqiptarëve, ku është opozita, çfarë bëri, më falni, por i bëri fresk, sepse tetë vite nuk qe i aftë të imponojë asnjë nismë tjetër veçse ligjit të dekriminalizimit.

Jam këtu për të qëndruar dhëmbë për dhëmbë ndaj këtij regjimi që po spastron Shqipërinë nga shqiptarët. I them Ramës ato daulle nuk janë dasme por beteje dhe vetëm beteje. Do përballesh me demokratët për të gjitha këto që ke bërë”.

SHKARKO APP