Tetori rozë/ Berisha: Rama rregullon oborrin 4 mln euro, dhe nuk blen një mamografi në Tiranë

Në kuadër të ”Tetorit rozë” për luftën kundër kancerit të gjirit, kreu i PD-së Sali Berisha po zhvillon një takim me gratë e Lidhjes Demokratike të Gruas në Elbasan. Në fjalën e tij, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se me 4 mln euro ka rregulluar oborrin e Kryeministrisë dhe nuk investon tek mamografitë.

“Po lexoja një material, çfarë tregonte për parandalimin. Në strategjinë kombëtare të luftës kundër kancerit, ishin siguruar gjithsej 6% të financimit. A ka një injorim më të madh se kjo. Në një kohë kur, shpërdorimet në shpenzime të tjera janë të tmerrshme. Blihet instalimi 4 mln euro për ta vendosur në oborr. Me 4 mln euro mund të blesh mamografi në të gjithë qytetet e vendit”.

Nga ana tjetër, Berisha nënvizoi edhe se Tirana renditet ndër 10 qytete më të ndotura në botë dhe nuk garanton aspak mjekimin koherent të sëmundjeve

“Tirana rezulton në 10 qytetet më të ndotura të botës. Nga 255 qytete, Tirana renditet e 245 dhe rezulton për fatin më të keq, po në dhjetëshen e qyteteve me shërbimin shëndetësor më të keq. Një qytet që renditet i 10-ti në botë ndër më të ndoturat, nuk garanton aspak mjekimin koherent të sëmundjeve sot. Është një proces serioz sëmundja dhe kërkon një qëndrim serioz”.

SHKARKO APP