“The Independent” jehonë qëndrimit të Ramës: Britanikët kapen pas shqiptarëve për të treguar që “kanë muskuj”

Emigrimi i shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe, gjithmonë është një temë e bujshme në mediat britanike. Kryeministri Edi Rama është bërë kryefjalë e medias “The Independent”. Shkrimi nis me një deklaratë të Ramës, ku ka thënë se Britania e Madhe ndodhet në një pozicion jo të mirë. Teksa komentonte krizën e emigracionit në Kanalin Anglez, Rama tha në forumin ekonomik Delphi në Greqi se ai mendon se Britania është duke kaluar një “krizë nervore” për emigracionin.

“Janë shumë keq, të shkretët britanikë, aq sa duhet të shkojnë pas shqiptarëve që të ndihen sikur kanë ende “muskuj”. Nuk ka problem. Ne kemi respekt të madh për Britaninë dhe për atë që përfaqëson Britania dhe për historinë dhe kulturën britanike, kështu që do të durojmë derisa ta kapërcejnë këtë situatë. Ne mendonim: ‘Uau, britanikët po flasin keq për ne’. Edhe çfarë? Nuk është problemi ynë. Është problemi i tyre”, tha Rama.

Muajin e kaluar, Rama kritikoi mënyrën “e turpshme” se si Suella Braverman kishte veçuar së fundmi emigrantët shqiptarë, duke iu referuar si “kriminelë shqiptarë”.

Ajo tha gjithashtu se shqiptarët nuk duhet të kërkojnë azil në Britaninë e Madhe, sepse ata vijnë nga një “vend i sigurt”, me kryeministrin Rama, i cili tha se mosmarrëveshja shënoi një “pikë shumë të ulët” në marrëdhëniet mes dy vendeve.

SHKARKO APP