Thirrja e Bashës për shqiptarët: Ju vendosni për të ardhmen, ngrihuni dhe ndërrojini qeveritarët arrogantë e përçarës!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e nis këtë të diel me një mesazh të fortë për shqiptarët.

Përmes një video-mesazhi, Basha iu drejtohet të gjithë shqiptarëve, që të ngrihen për të ndryshuar këtë realitet.

“A e di cili është i pari? A e di cili merr vendime për ty? Jo, ky, as ku, as ky dhe as ky. Je ti! Ti je ai që vendos për të ardhmen e këtij vendi. Je drejtuar nga qeveritarë arrogantë, përçarës, që pasurojnë veten e tyre dhe të kanë bërë të besosh që nuk ka më shpresë. Dhe tani po i pranon gjërat siç janë. Por i pari je ti! Nuk të pëlqejnë ata që të udhëheqin? Ngrihu dhe ndërroji! Mos hiq dorë nga Shqipëria. Ndryshoje Shqipërinë. Këtë herë fitoni ju”, shkruan Basha.

 

 

SHKARKO APP