Thirrja e Bill Clinton nga Tirana për situatën në veriun e Kosovës: Ndaloni marrëzinë

Gjatë fjalimit të tij në Tiranë para popullit shqiptar, ish-presidenti i SHBA-së Bill Clinton foli për Kosovën dhe tha se 4 komunat që sot janë kthyer në mollë sherri e fuxhi baruti, u krijuan vetëm për t’u dhënë 4 kryebashkiakë më shumë serbëve.

“Ka një mosmarrëveshje që po ndodh në Kosovë që nuk duhet të ndodhte. Kosovarët i krijuan ato 4 qyteza në të mirë serbëve, për t’u dhënë 4 kryebashkiakë më tepër kështu që mendoj se kam bërë një gabim që të votoj.

Mendoj se është e lehtë për shqiptarët, tashmë në shumicë, që të përpiqen të përfitojnë nga momenti për të paraqitur argumentin e tyre, por duhet të ndalim këtë marrëzi. Çfarë çështjen e madhe politike mund të avancojë duke pasur tension, ka njerëz që jetojnë, kanë nevojë për qeverisje të denjë dhe qytetarët kanë nevojë t’u thuhet të votojnë”, tha Bill Klinton.

SHKARKO APP